Hannah Montana përgjithnjë, Miley Cyrus kthehet në origjinë

Bëri gjithçka për t’iu larguar imazhit të yllit të “Disney”, por tani Miley Cyrus është kthyer në origjinë. Këngëtarja dhe aktorja rimodeloi flokët njësoj si personazhi që e bëri të famshme. Cyrus publikoi një sërë fotosh në rrjetet sociale, që zgjoi dhe kureshtjen e fansave. Do të ketë një ribërje të “Hannah Montana”? “Kam vendosur se do të jem Hannah Montana përgjithnjë”, -shkruan këngëtarja, por nuk jep më tepër detaje.