Halimi: Javën e ardhshme propozimet e PD-së për reformën në drejtësi

Partia Demokratike do të paraqesë javën e ardhshme propozimet e saj për dokumentet e analizës dhe strategjisë për reformën në drejtësi. Eduard Halimi në një prononcim për mediat tha se shpreson që dokumentat të rishihen nga mazhoranca, për të patur një qëndrim të përbashkët. Nëse maxhoranca do i marrë në konsideratë, tha Halimi, opozita do të vazhdojë të jetë pjesë e reformës në drejtësi.