Halima Aden bën historinë, e para modele me hixhab në kopertinën e Sports Illustrated

Halima Aden është anëtarja më e re e familjes Sports Illustrated Sëimsuit. Ajo bëri historisë si modelja e parë myslimane me burkë që vesh hixhab dhe burkë në revistë.
Modelja somalo-amerikane lindi në Kenia në kampin e refugjatëve Kakuma. Ajo jetoi aty deri në moshën 7 vjeçare përpara se të shkonte në Shtetet e Bashkuara.
Dhe Sports Illustrated zgjodhi pikërisht vendin e saj të lindjes për të realizuar setin fotografik në Watamu Beach.

“Kur isha vetëm 6 vjeç ky vend ishte një kamp refugjatësh,”-tha Halima gjatë realizimit të fotove. “Pra të rritesh për të jetuar ëndrrën amerikane dhe të kthehesh në vendet më të bukura të Kenias për të realizuar foto për SI, nuk mendoj se është diçka që gjithkush mund ta bëjë.”

Në moshën 19-vjeçare, ajo bëri titujt si gruaja me parë me Hixhab në Miss Minnesota USA, ku ishte gjysmë-finaliste.
Ajo nënshkroi me IMG dhe duke u bërë një modele ndërkombëtare tepër e suksesshme.
Nga kopertinat e British Vogue në pasarelat e New York Fashion Week, Halima dëshmoi se ka një vend për gratë modeste muslimane në industrinë e modës.