Gwyneth Paltrow akuzohet për një incident në ski, i kërkohen 3 milionë dollarë

Në vitin 2016, në “Park City”, në Utah, Gwyneth Paltrow ka përplasur në pistën e skisë Terry Sanderson dhe është larguar pa e ndihmuar. Kështu pretendon 72-vjeçari, sipas të cilit prej këtij aksidenti ka thyer katër brinjë. Burri ka paditur aktoren dhe kërkon 3 milionë dollarë dëmshpërblim.

Sanderson deklaroi për “People”: “Bëhet fjalë për një incident në “Deer Valley”, ku Paltrow ishte jashtë kontrollit, aq sa më goditi në shpatull. U ngrit dhe vijoi të bënte ski, duke më lënë në tokë, në dëborë dhe të plagosur”.

Kërkesa për dëmshpërblim nuk është vetëm ndaj aktores, por edhe ndaj resorit “Deer Valley” dhe punonjësve të strukturës që shoqëronin aktoren. Zëdhënësja e Paltrow deklaroi: “Ky denoncim është komplet pa sens. Gjithkush lexon se ç’ka ndodhur është në gjendje ta kuptojë”.