Gucci kërkon falje për bluzën ‘blackface’, e tërheq nga dyqanet

Gucci ka kërkuar falje për nxjerrjen në shitje të një bluze që i ngjan një ‘fytyre të zezë’.
Veshja trikotazhit 688 paund me një të punuar me të kuqe në pjesën e buzës u bë virale në internet dhe firma u akuzua për racizëm.
Mijëra njerëz thanë se dizajni ishte i papranueshëm dhe racist.
“Gucci duhet të kërkojë falje për komunitetin e njerëzve me ngjyrë,”-tha një përdorues i Twitter.
Ndërsa marka e famshme kërkoi falje për shkeljen dhe shkroi: “Gucci kërkon thellësisht falje për nxjerrjen në treg të bluzës.”
Gucci nuk është e vetmja markë e modës që është akuzuar për racizëm muajt e fundit.
Dolce & Gabbana anuloi një shfaqje të madhe në Shangai pasi konsumatorët kinezë thanë se do bojkotonin markën rreth reklamës që u publikua ku një modele kineze ha picë me shkopinj.