Gruaja e Ribery lind vajzë

Franck Ribery është bërë sërish baba. Gruaja e futbollistit ka sjellë në jetë një vajzë.
Lajmin e ka bërë të ditur vet lojtari i Bayern Munichut përmes një njoftimi në rrjetet sociale.“Familja Ribery ka një anëtar të ri. Gruaja ime dhe vajza janë mirë, tani është koha t’u bashkohem bashkëlojtarëve të mi në Liverpool”, ka shkruar francezi në një postim në Twitter duke e falënderuar Zotin në arabisht.Gruaja e Ribery, Wahiba, është me origjinë algjeriane, ndërsa çifti ka edhe dy vajza (Hiziya dhe Shahinez) dhe dy djem (Seif el Islam dhe Mohammed) të tjerë.Futbollisti është i konvertuar në islam, me ç’rast e ka adoptuar emrin Bilal Yusuf Mohammed.35-vjeçari nuk kishte udhëtuar me skuadrën e Bayernit drejt Liverpoolit (për ndeshjen e Ligës së Kampionëve) që zhvillohet të martën, pasi i kishte qëndruar pranë gruas së tij.
Ndërsa tani pritet që ai të udhëtojë drejt Anfieldit për ta ndihmuar skuadrën për ndeshjen e rëndësishme në garën më të madhe evropiane për klube.