Greqia arrin marrëveshjen me kreditorët ndërkombëtarë

Pas 22 orësh bisedimesh midis ministrave të qeverisë greke dhe kuartetit të huadhënësve pothuajse është arritur marrëveshja e shumëpritur për memorandumin e tretë të ndihmës financiare që do mbajë Greqinë në Eurozonë dhe do e shpëtojë nga falimentimi.Sipas ministrit të Financave, Euklid Tsakalotos, kanë mbetur për t’u zgjidhur edhe dy ose tre çështje të parëndësishme me të cilat merren tashmë grupet teknike nga të dy palët. Objektivat që janë vendosur në bazë të marrëveshjes parashikojnë tepricë primare për vitin 2015 në -0.25 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.