Grekët e ofenduan se bëri shqiponjën në mes të Greqisë, reagon Era Istrefit

Këngëtarja me famë botërore, Era Istrefi uroi Pavarësinë e Shqipërisë nga Greqia. Ajo pozoi me plis në kokë me motrën e saj dhe të dyja bashkuan duart për të bërë simbolin e shqiponjës.

Më pas vërshuan komentet negative të grekëve, të cilët i shkruanin: “Nëse nuk do të ishte Greqia, do të ishit duke shkuar me dhi; Epo përfundimisht ju jeni kafshë; Ja ju e tregoni që po shkoni në mal.”

Era Istrefi nuk mund ta linte këtë cështje të kalonte sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Ajo replikoi duke i sqaruar se dëshiron paqe në gjithë botën.

“Pasi ndodh të jem këtu në një udhëtim biznesi, po festoj këtu dhe Pavarësinë e Shqipërisë. Jam artiste dhe jo politikane. I dua të gjitha shtetet dhe i uroj të gjitha vendeve të botës paqe dhe prosperitet. Kështu që, nuk jam duke treguar mungesë respekti ndaj askujt. Kam vetëm dashuri dhe respekt për ju dhe shtetin tuaj të bukur. Të qëndrojmë bashkë , mos të lejojmë askënd dhe asgjë të hyjë midis nesh, njerëzve në të gjithë botën. Paqe!”, shkruajti Era.