“Grease”, filmi i famshëm i viteve ’70 tani me një vazhdim

Për të gjithë fansat e “Grease”, filmi muzikor i viteve ’70 tani do të ketë një vazhdim.
Kompania amerikane e prodhimit të filmave Paramount po punon për nxjerrjen e një filmi të dytë të titulluar “Summer loving” (në shqip: “Dashuria e verës”).
Siç raporton “Hollywood reporter” filmi do të tregojë takimin fatlum midis dy protagonistëve Danny Zuko dhe Sandy Olsson, të interpretuar në vitin 1978 nga John Travolta dhe Olivia Newton-John.
Skenaristi i filmit do të jetë John August, krijimet e mëparshme të të cilit përfshijnë “Big fish” (në shqip: ‘Peshku i madh’) dhe “Fabrika e çokollatave”.
Filmi “Grease” fillon me dy protagonistët që takohen në shkollë dhe më pas vazhdojnë të shoqërohen përgjatë gjithë verës.
Vazhdimi i tij “Summer Loving” do të hedhë dritë pikërisht mbi këtë subjekt, duke treguar takimin e parë midis vajzës së mirë Sandy dhe banditit Zuko.