Gratë e futbollistëve, çfarë mbështetje në Europian!

Ndeshjet e Euro 2016 nuk do të luhen vetëm në fushën e gjelbër, por edhe në shkallët e stadiumeve të tyre.
Futbollistët e të gjitha skuadrave pjesëmarrëse do të ndjejnë mbështetjen e bashkëshorteve dhe të fejuarave të tyre me këto të fundit që do të kenë vëmendjen më të madhe të kronikave rozë.
Nuk do të mbetet pa u vënë re e fejuara e Yannick Carrasco, Noemie Happart fituese e Miss Belgjikës në vitin 2013. Bukuroshja 22-vjeçare e ka nisur lidhjen e saj me futbollistin e Atletico Madrid në shtator të vitit 2015.
Me shumë fat është edhe sulmuesi italian, Graziano Pelle që prej 4 vitesh po jeton një histori dashurie me modelen hungareze Viktoria Varga. Padyshim nuk mund të mos përmendet në këtë pikë modelja dhe këngëtarja gjermane Ann Kathrin Brommel, e fejuara e Mario Gotze, një lidhje kjo që po zgjat prej 4 vitesh.
Mesfushori Ivan Rakitic do të ketë në Europianin e Francës, mbështetjen e bashkëshortes së tij Raquele Mauri me të cilën kanë edhe një vajzë, Altean.
Akoma më me fat në këtë pikë është Robert Lewandowski. Bashkëshortja e sulmuesit polak Anna, është instruktorja e tij personale si dhe një njohëse e mirë e arteve marciale. Robert dhe Anna Lewandowski janë martuar në 22 qershor të 2013 në Varshavë.
Gerard Pique dhe Bastian Schweinsteiger janë futbollistët që kanë në krah të tyre ndoshta bashkëshortet më të famshme. Mbrojtësi i përfaqësueses spanjolle prej 6 vitesh është i lidhur me këngëtaren kolumbiane Shakira, me të cilën ka edhe 2 djem, Milan e Sasha. Ndërsa mesfushori gjerman që nga viti 2014 ka nisur një histori dashurie me Anna Ivanovic që konsiderohet si një prej tenisteve më të bukura në botë.
Ajo që mund të cilësohet si hyrje e re në këtë delegacion të bashkëshorteve e te fejuarave të futbollistëve është Rebekah Nicholson  që përpara pak javësh kurorëzoi në martesë lidhjen e saj me sulmuesin e Leicester, Jamie Vardy.

Burimi:Top Channel