Granit Xhakën dhe para, për lojtarin e Leicester

Arsenali kërkon që të bëjë përforcime në muajin janar, ndërsa është bërë gati dhe lista e largimeve nga kjo skuadër.

Mes kësaj liste është dhe emri i lojtarit me origjinë shqiptare Granit Xhaka. Mesfushori ka oferta të shumta në Europë por klubi mësohet se dëshiron ta përdorë për të arritur te një emër tjetër.

Mësohet se trajneri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka mbetur i mahnitur nga performanca e Wilfred Ndidi i Leicester dhe për këtë arsye, bëhet me dije se topçinjtë janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë paund dhe kartonin e Granit Xhakës për të bindur Leicester që ta lërë të lirë.