Granit Xhaka në 26 vjetorin e tij, merr urimin më të bukur nga vëllai i tij Taulanti

Granit Xhaka futbollisti shqiptar me origjinë nga Kosova që luan me kombëtaren zviceriane ka sot ditëlindjen.
I lindur më 27 shtator të vitit 1992, sot ai feston 26 vjetorin e tij.Urimet kanë qënë të shumta për futbollistin nga miqtë, koleg dhe nga të afërmit.
Por urimi më special i vjen nga vëllai i tij Taulant Xhaka.
Me një kolazh fotosh më të bukura të dy vllezërve ai ka bërë urimin më special.’Si fillim dua të them se falenderoj Zotin çdo ditë që kam një vëlla si ty që mbi të gjitha je një shok, shoqërues i mirë. Uroj që çdo moment i jetës tënde të jetë i mbushur me gëzim, të kesh shëndet dhe shumë suksese. Vëlla i dashur, gjaku i gjakut tim të uroj edhe 100 vite të lumtura”, – ka shkruar Taulanti.
Taulanti dhe Graniti gjithmonë kanë treguar se ata nuk mund t’i ndajë asgjë.
Pavarësisht se shpesh mund të jenë “rivalë” mes njëri-tjetrit për shkak të profesionit, ata të dy janë mbështetja më e madhe për njëri-tjetrin.