Granit Xhaka bëhet baba për herë të parë

Futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, ditën e sotme është bërë baba për herë të parë. Dhe kjo sigurisht, është dita më e lumtur e jetës së tij!

Me anë të një postimi në Instagram para disa minutash, Xhaka njofton ndjekësit e tij se ka ardhur në jetë e bija dhe bashkangjitur një fotoje ku shfaqet dora e vogël e vogëlushes dhe e dy prindërve shkruan: “Mirëserdhe princesha jonë e vogël, mami dhe babi të do shumë!”
Tani presim që të mësojmë emrin e vajzës, që shpresojmë të jetë një emër shqiptar, sepse familja Xhaka e merr shumë seriozisht përzgjedhjen e emrave për fëmijët (Granit, Taulant dhe Agoni).
Pak kohë më parë në media u publikua dhe lajmi se futbollisti do të marrë disa javë leje nga aktivitetet e tij me Arsenalin dhe me kombëtaren e Zvicrës në mënyrë që ti përkushtohet sa më shumë familjes së tij, që tashmë është zgjeruar dhe me një pjestare më të vogël