Grabitet shtëpia e futbollistit të njohur, merren sende me vlerë

Shtëpia e futbollistit francez të Real Madrid, Karim Benzema ka rënë pre e grabitësve. Hajdutët kanë shfrytëzuar rastin e ndeshjes midis Real Madrid dhe Barcelonës për të hyrë e grabitur shtëpinë e lojtarit që gjendet në periferi të kryeqytetit spanjoll. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe dyshohet se janë vjedhur sende në vlerë të 50 mijë eurove, por duke mos e specifikuar se për çfarë bëhet fjalë më konkretisht, shkruan “Mirror”.