“Gomorra” rikthehet me sezonin 4

Genny dhe familja e tij janë gati të rikthehen me ndodhitë e reja të sezonit të katërt të “Gomorra”, që pritet të transmetohet në “Sky Atlantic” prej 29 marsit. Online u publikua traileri zyrtar i serialit.

Videoja përfshin të gjithë protagonistët. Tornato Genny (Salvatore Esposito), Patrizia (Cristiana Dell’Anna), Enzo (Arturo Muselli), Valerio (Loris De Luna) e Azzurra (Ivana Lotito), si dhe disa prurje të reja.

Seriali “Gomorra” u krijua nga një ide e Roberto Saviano, bazuar në romanin me të njëjtin titull, prej të cilit u bazua dhe filmi i Matteo Garrone, në vitin 2008.