Golden Globe 2019, prezantuesit janë Sandra Oh e Andy Samberg

“Hollywood Foreing Press Association” (HFPA) njoftoi se aktorët Sandra Oh dhe Andy Samberg do të jenë prezantuesit e ceremonisë së “Golden Globe”, që pritet të zhvillohet më 6 shkurt 2019, në “Beverly Hilton Hotel”, në Los Anxhelos.

Presidenti i HFPA-së, Meher Tatna deklaroi: “Jemi shumë të lumtur që të mirëpresim Sandra Oh e Andy Samberg si bashkëprezantues të festës së vitit në Hollywood. Të dy fitues të “Golden Globe” kanë treguar vazhdimisht talentin e tyre si në kinema dhe në televizion. Mezi presim të shohim ndërveprimin e kimisë së tyre në skenë”.

Përshtatjen dhe rehatinë komike me njëri-tjetrin Oh e Samberg e treguan në ceremoninë “Emmy”, kur prezantuan një çmim duke bërë shaka rreth gafës së Warren Beatty e Faye Dunaway në “Oscar”, dy vjet më parë.

Sandra Oh e ka fituar një “Golden Globe” për interpretimin në “Grey’s Anatomy”, ndërsa Samberg për “Brooklyn Nine-Nine”.