Gjyshja e Brad Pitt ndërron jetë, nuk përmbush amanetin e vetëm të saj

95 vjeçarja e njohur si “Meema” i kaloi ditët e saj të fundit të jetës në një azil modest në Oklahoma, ku ndërroi jetë më pas më 14 shtator. Edhe pse u vizitua nga motrat e saj të cilat jetonin aty pranë , amaneti i saj i vetëm ishte të takonte edhe një herë të fundit nipin e saj Brad. Aktori nuk mbante më asnjë kontakt me gjyshen dhe kishte pothuajse 10 vite pa e takuar atë. Nuk dihet të ketë ndonjë arsye për këtë, përveç faktit se Brad ishte shumë i zënë me punë.
.