Gjyqtari e skualifikon nga gara notaren, shkak të pasmet e saj të mëdha

Për një notare 17 vjeçare të paturit të pasmet e mëdha i kushtoi garën, pasi ajo u skualifikua.
Breckynn Willis jeton në Alaskë në SHBA ku gjatë një gare noti mes shkollave të mesme, ajo skualifikohet pasi doli në vendin e parë.
Sipas gazetës Anchorage, gjyqtari i garës tha se 17 vjeçarja kishte veshur rroba banje të papërshtatshme të cilat i nxirrnin në pah vithet. Shumë prej trajnerëve të notarëve të tjerë pretendonin se Breckynn ishte veshur që të tërhiqte vëmendje.
Trajneri i saj ka deklaruar se veshja e saj ishte normale dhe e njëjtë me të gjitha notaret e tjera dhe këtë e vërtetuan edhe organizatorët e garave.
Ato akuzuan gjyqtarin për rracizëm dhe seksizëm, pasi Breckynn ishte e vetmja vajzë që nuk ishte nga SHBA-ja.
Skualifikimi i notares u tërhoq më pas nga organizatorët të cilët i dhuruan sërish fitoren 17 vjeçares.