Gjyq fals për Karaburunin, dosje me vendim të rremë në hipotekë

Thellohen përmasat e skandalit të 220 hektarëve truall në Karaburun. Nga administratori i dosjes rezulton se të dyshuarit, të cilët përmes falsifikimit kanë tjetërsuar pronësinë e këtij trualli, nuk kanë zhvilluar asnjëherë proces gjyqësor. Dosja e dorëzuar në hipotekë tregon për një proces fiktiv të mbajtur 16 vjet më parë. Procesi fiktiv sipas dokumentacionit rezulton të jetë drejtuar në Gjykatën e Vlorës nga gjyqtari Thoma Nika dhe nën asistencën e dy sekretarëve gjyqësore. Në vendim thuhet se i është dhënë e drejta shtetasit Raimon Mezi për kthimin në natyrë të sipërfaqes prej 220 hektarësh.