Gjykata vendos detyrim paraqitjeje për mësuesin Pajo

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje për mësuesin Flamur Pajo, i ndaluar pasi dhunoi një nxënës në orën e mësimit. Gjykata vendosi lirimin e menjëhershëm të tij, ndërsa edhe prindërit e 14-vjeçarit të dhunuar, kishin kërkuar më herët që mësuesi ti rikthehet detyrës. Ndaj tij rëndonte akuza për kryerjen e veprimeve arbitrare.