Gjykata e Tiranës liron Gjutën: Nuk vërtetohet dhuna ndaj babait

Gjykata e Tiranës vendosi lirimin e menjëhershëm të Vladimir Gjutës, me argumentin se akuza që rëndon ndaj tij, ajo e dhunës në familje, nuk u provua gjatë hetimit paraprak.
Gjyqtari Astrit Faqolli, i cili tha se për veprën tjetër, atë të largimit nga vendi ku po vuante dënimin, urdhërohet gjithashtu lirimi nga paraburgimi, pasi Gjuta vuan nga probleme mendore.