Gjykata e dënon Stresin me 3 muaj burg

Gjykata e Tiranës ka dhënë dënimin për këngëtarin Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi. Në vendimin e dhënë , pas shqyrtimit me gjykim të shkurtuar Stresi është dënuar me tre muaj burg për kundërshtim të forcave të policisë. Ndërkohë në pretencën e dhënë nga Prokuroria ndaj tij u kërkua dënimi me gjashtë muaj burg, i cili u reduktua në tre nga gjykata dhe që në bazë të gjykimit të shkurtuar, Stresi duhet të vuaj 3 muaj burg.