Gjykata belge pranon kërkesën e Mark Frrokut

Gjykata belge ka pranuar kërkesën e Mark Frrokut, depozituar këtë të enjte, për të qënë i pranishëm në gjyqin ndaj tij në Bruksel, më 19 tetor. Lajmi është bërë i ditur nga vetë avokati i Frrokut, Saimir Vishaj.Në këtë kërkesë të depozituar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Bruksel këtë të enjte, Mark Frroku shprehet se jep pëlqimin që të jetë i pranishëm e mos të gjykohet në mungesë atje për dyshimet e vrasjes së kryer në bashkëpunim në mars 1999.