Gjosha: Po punojmë për reformën në drejtësi

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, u takua paraditen e së mërkurës me ministrin gjerman për Çështjet Europiane, Michael Roth.Gjosha theksoi se “po punojmë për finalizimin e reformës në drejtësi” dhe se “hapja e negociatave është faza më e rëndësishme e procesit të integrimit”.Ndërkohë, ministri Roth deklaroi se Shqipëria ka ende punë me reformat, por shtoi gjithashtu se Shqipëria ka arritur shumë dhe Gjermania e mbështet integrimin e saj në Bashkimin Europian.