Gjobë për Skënderbeun

Skuadra e Skënderbeut po kalon një periudhë shumë të vështirë. Sikur të mos mjaftonte vendimi i KAS për mos përfshirjen e klubit në kompeticionet europiane për 10 vite, një tjetër bombë vjen nga FIFA.

Ajo ka gjobitur skuadrën korçare me 1 milion euro për trukimet e ndeshjeve, që klubi duhet t’i shlyejë deri në fillim të sezonit të ri. Gjithashtu ata do ta nisin sezonin me disavantazhin prej 6 pikësh.

Por korçarët janë të bindur se janë të pafajshëm ndaj do e dërgojnë çështjen për shqyrtim në Gjykatën Federale të Zvicrës. Presioni më i madh bie mbi shpatullat e presidentit të klubit Ardian Takaj, pasi njëkohësisht ai duhet të ndjekë çështjen në Gjykatën Federale, të investojë për klubin që të qëndrojë në Superiore si dhe të paguajë gjobën prej 1 milion eurosh.

Skënderbeu i ka kërkuar FIFA-s shtyrje të afatit për pagesën e gjobës, gjë që është refuzuar. Një vendim nga gjykata pritet të dalë në qershor të 2020.