Gjiganti informativ Europian, Euronews tashmë edhe në ekranet e shqiptarëve me – Euronews Albania.

Gjiganti informativ Europian, Euronews tashmë edhe në ekranet e shqiptarëve me kanalin televiziv Euronews Albania.
Në një video të publikuar pak orë më parë në faqen e tyre zyrtare në Instagram shfaqet Ceo i Euronews Michael Peters i cili flet për idenë e krjimit të kësaj media edhe në Shqipëri.
“Roli i medias është ti ndihmojë njerëzit të kenë opinionin e tyre ,të fuqizojë njërëzit.” thekson ndër të tjera Peters.
Ndërsa drejtuesi i IN Media Group Tedhori Cami e cilëson një arritje të madhe prezencën e Euronews këtu:
“Për ne është një arritje e madhe, të arrijmë të sjellim Euronews në gjitha trojet shqipfolëse. ështe hera e parë që një brand si Euronews, bëhet pjesë ë këtij rrugëtimi. Ishte një ëndërr që thjesht arriti të bëhët realitet.’ shtoi Cami.
Euronews Albania pritet që së shpejti të nis transmetimet me programacion të plotë.