Gjermania shkurton afatet, jo më azil nga vendet e sigurta

Azil në Gjermani përfitojnë njerëzit që janë të përndjekur politikisht. Përsa i përket qytetarëve nga të ashtuquajturat “vende të sigurta të origjinës”, Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë, shkruajne mediat vendase, supozon se ata nuk janë të rrezikuar nga përndjekja politike, ndaj dhe pretendimet cilesohen “dukshëm të pabaza”. Zakonisht, për të ardhurit nga vendet e origjinës së sigurtë, ka afate të shkurtuara dhe mundësitë e suksesit të një ankese kundër vendimit janë minimale. Autoritetet gjermane i këshillojnë në përgjithësi azilkërkuesit e refuzuar të largohen vullnetarisht.