Gjermani, qeveria miraton paketën e re për azilkërkuesit

Kabineti gjerman zyrtarizoi atë që ishte profetizuar prej kohësh në media, ishte pohuar nga vetë kancelarja Angela Merkel dhe politikanë të tjerë vendas, e që priste dritën jeshile të ekzekutivit.Paketa e ligjeve më të ashpra të azilit u miratua e tanimë do të presë vetëm aprovimin e Dhomës së Lartë e të Ulët të Parlamentit gjerman, ku nuk parashikohen pengesa. Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi i janë shtuar kësisoj listës së vendeve të tjera ballkanike si vende të origjines së sigurtë. Nga ky moment, procedurat e azilit do të përshpejtohen dhe emigrantët të cilëve u mohohet kërkesa për azil pasi gjykohet se nuk kanë nevojë për mbrojtje, do të kthehen me urgjencë në vendet e tyre.