Gjendet nëndetësja e fundosur një vit më parë, 44 persona në bord

Marina argjentinase ka lajmëruar se ka gjetur në fund të oqeanit Atlantik, nëndetësen
‘ARA San Juan’, e zhdukur një vit më parë me 44 pjesëtarë ekuipazhi në bord.
U gjet në 800 metra thellësi pranë gadishullit të Valdes në Patagoni. Marina bëri me dije se gjetja e saj u bë e mundur në sajë të një nëndetëse të telekomanduar nga anija amerikane ‘Ocean Infinity’, e angazhuar së fundmi për gjetjen e nëndetëses.
Zbulimi u lajmërua dy ditë pas përkujtimores së bërë nga familjarët e viktimave më 15 nëntor, dita e zhdukjes.
Hetimi i kësaj ngjarje shkaktoi një sërë polemikash në vend, duke çuar në një sërë dorëheqjesh, përfshi edhe kreun e Marinës, Marcelo Srur.
Dyshohet se nëndetësja u fundos për shkak se pati një shpërthim në bord, ndërsa ekuipazhi mund të ketë vdekur për shkak të helmeve të çliruara gjatë shpërthimit.