"Givenchy" kujton 11 shtatorin me sfilatën në Manhattan

Ka qënë një sfilatë ndryshe ajo e zhvilluar mbrëmjen e së premtes pranë One World Trade Center, që reflektonte në qiell dritën e saj blu. Një sërë personalitetesh të botës së spektaklit, ishin të pranishëm në shfaqjen e Givenchy në Manhatan, ku moda shërbeu si mënyrë për të kujtuar tragjedinë e 11 shtatorit.Autorët kishin punar për krijimin e një skene të pazakontë të përbërë nga blloqe muresh me metal të recikluar dhe copëza druri, ku të ftuarit ishin ulur mbi pirgje drure. Modelet mbanin kryesisht veshje bardhë e zi.