Gigi Hadid shpreson të kthehet sërish me Zayn Malik

Çfarë po ndodh midis çiftit të dashur Gigi Hadid dhe Zayn Malik? Duket sikur do kthehen sërish bashkë. Një burim zbuloi se supermodelja ka ende shpresë se do ribashkohet me 26-vjeçarin.

Lajmet vijnë rreth një javë pasi Gigi u pa duke dalë nga banesa e këngëtarit.

Sipas burimit, një nga arsyet e ndarjes së modeles dhe Zayn, ishte orari shumë i ngarkuar i 23-vjeçares.

“Gigi ka shpresë se ajo dhe Zayn mund të gjejnë rrugën e tyre të përbashkët,”-tha burimi. “Sepse të dy e duan shumë njëri-tjetrin dhe asnjëri nuk është gati të largohet përfundimisht.”

Vitin e kaluar Gigi dhe Zayn u ndanë në mars por u pajtuan në mars.

Gjërat nuk shkuan mirë mes çiftit pavarësisht ribashkimit të tyre, arsyeja për të cilën vendosën përsëri të ndiqnin rrugë të veçanta.