Gigi Hadid për herë të parë në pasarelën e ‘Burberry’

Gigi Hadid është një nga modelet më të paguara të vitit 2018, por ky vit shënoi një tjetër sukses për të. Gigi u bë pjesë e pasarelës së shfaqjes ‘Burberry’ për herë të parë. Ndryshe nga çfarë e kemi parë në pasarela të tjera, modelja kishte një model të çuditshëm flokësh, megjithatë dukej e mrekullueshme. Kujtojmë që Gigi gjithashtu u bë pjesë e pasarelës së ‘Prada’ për herë të parë këtë vit, kështu që mund të themi se karriera e saj është gjithmonë në ngritje