Gigi Hadid gjendet në një situatë shumë të sikletshme

Modelja bukuroshe Gigi Hadid duket se përgjon në fshehtësi ish të fejuarën e Zayn, këngëtaren e “Little Mix”, Perrie Edwards. Gigi shikon çdo postim të sajin ndoshta nga xhelozia apo ndoshta thjesht sepse është një ves që të gjithë ne e bëjmë.

Ndëkohë që ajo vazhdon me investigimin e saj i bën pa dashur një ‘like’ në një foto të Perrie në Instagram dhe ky detaj është kapur nga syri i mprehtë i fansave të cilët më pas e kanë postuar në rrjete sociale. Edhe pse Hadid i ka bërë menjëherë ‘unlike’ këtij postimi, nuk ka ngelur pa u zbuluar.

Fansat e saj kanë nisur të tallen dhe të krijojnë meme qesharake mbi këtë situatë e ndërsa disa të tjerë kanë deklaruar në Twitter se ky lajm është i rremë sepse sipas tyre Gigi nuk do ta bëntë kurrë një veprim të tillë.