Gigi Hadid bëhet flokëkuqe…

Nëse keni menduar ndonjëherë si mund të jetë supermodelja Gigi Hadid me flokët e kuqe, në fotot e mëposhtme mund ta shikoni si ngjan ajo pasi ka lyer pjesën e poshtme të flokëve me të kuqe, për fushatën e re të Versace-s.

Pjesa lart e flokëve të saj është po ajo që Gigi gjithmonë ka pasur.

Sipas dizajnueses Donatella Versace, qëllimi i fushatës është të përhapë shpresën, në atë që është bërë një botë gjithnjë e më armiqësore.