Georgina shtatzanë me binjakë, Ronaldo në pritje për t’u bërë sërish baba

Cristiano Ronaldo do të bëhet sërish baba. E dashura e tij Georgina Rodriguez është shtatzanë dhe mediat rozë shkruajnë se pret binjakë.
Revista rozë italiane “Chi” në numrin e nesërm të saj pritet që të publikojë të plotë lajmin, i cili është shpërndarë paraprakisht.
Fotografitë që ka kapur revista janë shkrepur në ishullin e Corsica-s në Itali dhe në to duket bukuroshja Rodriguez me një kanotjere të gjatë poshtë së cilës i duket barku me formë.
Thuhet se Rodriguez është në muajin e katërt të shtatzanisë, por ende nuk dihet nëse është në pritje të binjakëve djem apo vajza.
Vetë bukuroshja ka shpëndarë foto me doktorin që thuhet se po ndjek shtatzaninë e saj.
Kujtojmë se Ronaldo është baba i Cristiano Jr, tashmë në moshën 6-vjeçare.
Thashethemet për shtatzaninë e tyre u shpërndanë disa ditë më parë, por duket se fotografitë e fundit e kanë konfirmuar këtë fakt.
Ronaldo e Georgina janë njohur që prej vjeshtës së kaluar e prej atëherë nuk janë ndarë për asnjë çast.