George Clooney e krahasoi Meghan Markle me Dianën: Të përndjekura njësoj

Pas pesë mikeshave të Meghan Markle, të cilat u intervistuan nga revista “People” dhe e mbrojtën nga “bullizmi global”, tani është radha e George Clooney. Aktori e krahasoi bashkëshorten e princit Harry me vjehrrën e saj të ndjerë, lady Diana, dhe historinë e saj tragjike.
Clooney e ngriti zërin kundër medies britanike: “Dua vetëm të them se po e ndjekin ngado, e përndjekin dhe shpifin për të. Është një grua shtatzënë në muajin e shtatë dhe përndiqet në të njëjtën mënyrë si Diana. Historia përsëritet. Dhe fatkeqësisht e dimë si ka përfunduar”.
“Po përjeton një proces të padrejtë dhe mendoj se kjo është papërgjegjshmëri”.
Geroge Clooney dhe bashkëshortja Amal janë miq të ngushtë të çiftit Harry-Meghan dhe ishin të ftuar në dasmën e tyre, më 19 maj 2018.