Genci dhe Eni qenka fejuar në fshehtësi me një propozim romantik

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi qenkan fejuar në fshehtësi dhe kanë pritur deri sot për të bërë të ditur lajmin e bukur. Me një dekor shumë romantik, këngëtari është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar për martesë partneres së tij.

“Momenti më i bukur, në Plavën e bukur, me të bukuren time. 03.11.2018. Eni Koçi po mendonte se skena u ndërtua për ‘photoshooting”,-ka shkruar ai duke treguar të fshehtat e propozimit.

Të njëjtat foto i ka publikuar edhe Eni duke shprehur emocionin me disa ‘emoji’. Çifti i njohur i showbiz-it e kanë bërë publike lidhjen e tyre pak kohë më parë, megjithëse dyshimet kanë qenë të forta prej kohësh.

Kohët e fundit detaji i unazës në gishtin e këngëtares u vu re nga shumë media të cilat hodhën dyshime për një fejesë të mundshme, por deri sot asgjë nuk ishte pranuar publikisht nga çifti. Tashmë pritet vetëm dita e dasmës!