Gazetarja e njohur në ditët e fundit të jetës, shkruan libër për të birin 2 vjeçar

Gazetarja e njohur e “BBC”, Rachael Bland prej gati një viti është duke luftuar me sëmundjen e kancerit dhe së fundmi është mësuar se sëmundja ka avancuar dhe mjekët nuk i kanë dhënë shpresë për të shpëtuar. Ajo është vetëm 40-vjeç dhe është nënë e një djali 2-vjeçar. Pavarësisht gjendjes së saj shëndetësore, Rachael ka marrë iniciativën për të shkruar një libër ku do të flasë për veten dhe djali i saj ta ketë këtë libër kur ajo të mos jetë më.