Gati projektligji për regjistrimin e emigrantëve

Qeveria do të dorëzojë në Kuvend projektligjin për identifikimin dhe regjistrimin e shtetasve që jetojnë në emigrim.Projektligji do të krijojë një regjistër unik regjistrimi përmes të cilit do t’i garantohet çdo shtetasi shqiptarë, që jeton jashtë Shqipërisë shërbimet shtetërore e deri tek e drejta e votës.Në realizimin e kësaj nisme është angazhuar Ministria e Brendshme dhe ajo e Punëve të Jashtme dhe dy ministrat përkatës dhanë disa detaje në një konferencë të përbashkët për shtyp.”Ligji hedh bazat për të gjithë gamën e shërbimeve për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe hapin e parë për garantimin e së drejtës së votës”, tha ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Ndersa nga ana e tij, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e cilësoi nismën si tregues të vullnetit të maxhorancës për t’u kthyer mbrapsht borxhin që shteti u ka qytetarëve të vet që kanë ndihmuar në zhvillimin e vendit në këto dy dekada.