Gashi ka gati bashkëpunimin me Chris Brown

Pak ditë më parë, Gashi zbuloi se 2020 kishte nisur mjaft mirë për të. Ai tregoi se shumë shpejt do të sjellë një nga këngët e tij më të pëlqyera, ‘Safety’, remix në bashkëpunim me Chris Brown. Dhe duket se kënga ?shtë gati dhe do të publikohet më shpejt nga sa e kishit menduar. Gashi ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Instagram’ se data e publikimit do të jetë 24 janar. “Safety 2020, 24 janar në bashkëpunim me Chris Brown, Afro B dhe Dj Snake”, ka shkruar ai në Instagram. Gashi po ecën mjaft mirë në rrugën e tij drejt suksesit, pasi ka bashkëpunuar edhe herë të tjera me personazhe të famshëm.