“Game of Thrones”, videoja që paralajmëron betejën epike

“HBO”-ja publikoi trailerin me serialet televizive të sezonit të ardhshëm, mes tyre edhe “Game of Thrones”. Fansat arritën të dallonin imazhe të papublikuara më parë të sezonit të fundit të sagës, që pritet të transmetohet më 14 prill.

Në pamjet e pakta dedikuar “GOT”, ushtria e Daenerys Targaryen marshon e vendosur drejt një objektivi ende të panjohur, si dhe një prej dragonjve patrullon zonën. Ndërsa shikimi i tmerruar i Arya Stark në Winterfell duket se paralajmëron diçka epike dhe tragjike.

Rënia e murit dhe fraza “it all start here” (gjithçka nis këtu) mbyllin këtë paraqitje, duke i lënë fansat me shumë dyshime mbi epilogun e mundshëm të serialit.