“Game of Thrones”, tendenca për emrat e fëmijëve

Përveç suksesit kinematografik, në Gjermani seriali “Game of Thrones” ka ndikuar edhe në emrat e foshnjave. ”Që prej vitit 2006, emri Jon del 365 herë i përdorur si emër i parë ose i dytë në regjistrin e të dhënave”, sipas autoriteteve gjermane të qeverisjes lokale.”Arya, emri i kushërirës së Jon, u është vënë 250 vajzave në Gjermani. Emri Brandon 185 herë, ndërsa shkurtimi për Brandon, Bran siç përdoret zakonisht në serial, është vënë 20 herë. Ky studim përfshin rreth 25% të bebeve të lindura në vend”, shtuan ato.Autoritetet gjermane e bazuan analizën e tyre nga 610 burime të ndryshme në 480 qytete në të gjithë vendin – më së shumti në maternitete, por edhe në zyrat e regjistrimit.