“Game of Thrones”, një ndodhi e tmerrshme nuk është transmetuar

Fansat e “Game of Thrones” janë mësuar tashmë me çdo lloj vdekje, por mbi të gjitha janë të ndërgjegjshëm se mund t’i thonë lamtumirë cilitdo personazh. Autorët David Benioff e D. B. Weiss kanë vendosur të kursejnë, të paktën në ekran, largimin e një personazhi në veçanti.

Bëhet fjalë për Ser Pounce, macja e mbretit Tommen, që me sa duket është vrarë nga Cersei, pas vdekjes së të birit.

“Cersei e urrente aq shumë emrin Ser Pounche saqë nuk mund të lejonte që të jetonte”, -shpjegoi Benioff gjatë një interviste për “Entertainment Weekly”. “Kështu që vendosi për ekzekutimin më diabolik. Vdekja e Ser Punche ishte aq e tmerrshme, saqë nuk mund ta transmetonim”.

“Në versionin “super-extended” të “Game of Thrones” ka edhe një episod të tërë dedikuar vdekjes së Ser Pounce”.

Sezoni 8 dhe i fundit i “GOT” do të transmetohet më 14 prill. Prej vitit 2011 e deri më sot është bërë një ndër serialet me suksesin më të madh të historisë së televizionit. Ndër vite ka marrë 47 “Emmy Award”, nga 128 nominime.