“Game of Thrones”, George R.R. Martin: “Gjithçka është drejt fundit”

Gjeniu pas suksesit të serialit televiziv “Game of Thrones”, George R.R. Martin, vendosi t’u bëjë një premtim të rëndësishëm fansave të sagës; do të përfundojë së shkruari serinë e librave, pas vitesh vonese dhe shtyrjesh.

Puna për “The Winds of Winter”, romani i gjashtë i “A Song of Ice and Fire” do të vijojnë në të ardhmen e afërt.

Lexuesit shprehen entuziastë për këtë lajm, sidomos pas zhgënjimit, sipas tyre, me “Fire and Blood”, që përqendrohej kryesisht te Targaryen, duke lënë pas dore faktet e ngjarjes kryesore.

Në një postim në blogun e tij personal, autori foli haptazi për ecurinë me librin e tij të ardhshëm.

“Jam rikthyer në Fortesën e Vetmisë dhe në Westeros. Nuk do të ndodhë nesër, apo javën tjetër, por do të keni finalen e “A Song of Ice and Fire””.

Fansat janë në ankth për të pritur fundin e historisë, edhe me sezonin final të “Game of Thrones”, që pritet të nisë transmetimin në prill në “HBO”.