“Game of Thrones”, fansat peticion për riprodhimin e sezonit 8

“Game of Thrones 8” ka ndarë fansat dhe disa të zemëruar po marrin çështjen në duart e tyre. Është një peticion i ri që kërkon shkrimtarë “kompetentë” që të vijnë për të riprodhuar sezonin 8. Deri më tani janë mbledhur mbi 40 mijë firma dhe numri vazhdon të rritet. Ju mund ta lexoni deklaratën e misionit më poshtë.

“David Benioff dhe D.B. Weiss kanë provuar veten të jenë shkrimtarë të paaftë, kur nuk kanë material burimor (p.sh. librat). Këto seri meritojnë një sezon final që ka kuptim. Bëje që të ndodhë, HBO! “