“Game of Thrones 8”, zbulohet rikthimi i gjysmëujkut Ghost

Sezoni i tetë i “Game of Thrones” po përgatitet për rikthimin në ekranin e vogël dhe bashkë me të është parashikuar edhe rikthimi i një personazhi, në një farë mënyre shumë i dashur nga fansat. Mbikëqyrësi i efekteve speciale të serialit të famshëm Joe Bauer konfirmoi gjatë një interviste për “Huffington Post” që do të rikthehet gjysmëujku Ghost.

“Do të shikoni përsëri Ghost, ka shumë skena në sezonin e tetë dhe do të jetë protagonist i momenteve të rëndësishme. Ka qenë e vështirë xhirimi i skenave sepse ujqërit lëvizin dhe sillen në disa mënyra”, theksoi ai.