Gaga dhe Ariana publikojnë ‘Rain on me’

Ariana Grande dhe Lady Gaga dy mbretëresha të muzikës ‘POP’, të premten kanë publikuar projektin më të ri muzikor, bashkëpunimin e parë mes tyre.

Kënga të cilën ato e kanë titulluar ‘Rain on me’ shfaq dy vokale të kundërta të Ariana Grandes dhe Lady Gagas.

‘Rain on me’ është publikuar fillimisht pa klip nga dyshja, por pa kaluar ende 24 orët e para, këngëtaret arritën mbi 2,5 milionë klikime në platformën e Youtube.