Futbolli botëror në zi, ndahet nga jeta Johan Cruyff

Një lajm i rëndë është shpërndarë në minutat e fundit, fillimisht në faqen e tij zyrtare e pastaj në mediat holandeze. Johan Cruyff e ka humbur luftën me kancerin, duke i mbyllur sytë përfundimisht. Sporti i futbollit humbet njërin nga yjet e vet më të ndritshëm, futbolli holandez “mbretin” e vet, Barcelona ideuesin e “tika-taka”. Një legjendë e gjallë më pak për futbollin. Familja ka dhënë e para lajmin e hidhur, që ka pikëlluar mbarë globin: “Me pikëllim njoftojmë se Johan Cruyff (68 vjeç), i rrethuar nga familja e tij, pas një beteje të ashpër kundër kancerit, ka vdekur në Barcelonë, më 24 mars. Ne ju nxisim që të respektojnë privatësinë e familjes gjatë kësaj kohë të trishtuar dhe të vështirë.”