Fustani i Meghan Markle, i frymëzuar nga Lady Diana

Bashkëshortja e princit Harry të Anglisë, Meghan Markle, duket se frymëzohet nga vjehrra e saj e ndjerë, Lady Diana, sa i takon look-ut.
Bëhet fjalë për fustanin me shkëlqim që Meghan veshi javën e kaluar, teksa ishte e pranishme javën e kaluar në ‘Royal Albert Hall’, të Londrës.
Dukesha e Sussex, e cila po i afrohet fundit të shtatzënisë, me këtë rast vendosi edhe një byzylyk të vjehrrës së ndjerë.
Por ekspertët e modës thonë se veshja e Meghan i ngjante asaj që Lady Diana veshi në vitin 1990 në Royal Lancaster Hotel të Londrës, për ‘Diamond Ball’.
Veshja e Dianës mban firmën e Catherine Walker, mjaft e preferuar nga Meghan.
Fustani i Meghan, ishte shumë i ngjashëm me atë të Dianës, ku që të dy ishin të realizuar me copë me shkëlqim me temina, ishin të gjatë dhe me një të çarë në fund