FSHF, takim për mbarëvajtjen e takimit Shqipëri-Serbi

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u zhvillua një mbledhje konsultative në lidhje me sfidën që kombëtarja shqiptare do të luajë në 8 tetor ndaj Serbisë për eliminatoret e Euro 2016. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, bëri të ditur se e gjithë vëmendja ishte përqendruar te mbarëvajtja e kësaj ndeshjeje. Pas përfundimit të takimit, përfaqësuesi i sigurisë së UEFA-s, Keni Skot, ata të FSHF-së dhe Policisë së Shtetit shkuan në Elbasan për të inspektuar stadiumin “Elbasan Arena”, ku do të zhvillohet edhe kjo përballje.